Kina nuk do të lejojë në shkollë nxënësit e prindërve të pavaksinuar

Nga Exit News
Kina nuk do të lejojë në shkollë nxënësit e prindërve të pavaksinuar

Nxënësve nuk do t’iu lejohet të kthehen në shkollë në shtator, nëse e tërë familja nuk është vaksinuar kundër koronavirusit, kanë thënë disa qeveri lokale në Kinës, raportoi REL.

Në disa qytete njerëzve u është thënë se duhet të jenë të vaksinuar për të hyrë nëpër spitale dhe dyqane me ushqim.

Kina u është bashkuar Francës dhe Greqisë, të cilat i kanë bërë vaksinimet të detyrueshme në disa sektorë.

Kina ka thënë se synon të vaksinojë 64 për qind të popullsisë, deri në fund të vitit.

“Ata që ende nuk janë vaksinuar duhet të nguten dhe të marrin vaksinën nëse dëshirojnë që fëmijët të kthehen në shkollë”, është thënë në provincën Guangksi më herët gjatë kësaj jave, duke shtuar se vendimi vlen për nxënësit e të gjitha moshave.

Qeveritë lokale dhe provinca tjera, përfshirë Jiangxi dhe Henan, kanë marrë vendime të ngjashme, duke thënë se vetëm nxënësit, familjarët e të cilëve janë vaksinuar, mund të marrin pjesë në semestrin e radhës.

Mirëpo rregullat dallojnë nga rajoni në rajon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>