Kina pranon efikasitetin e ulët të vaksinave të saj kundër COVID-19

Nga Exit News
Kina pranon efikasitetin e ulët të vaksinave të saj kundër COVID-19

Kina ka pranuar efikasitetin e ulët të vaksinave kundër COVID-19 të prodhuesve vendas. Zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjeve të vendit thotë se efikasiteti i tyre është i ulët dhe qeveria po konsideron përzierjen e tyre për t’i përmirësuar, raporton Associated Press.

Vaksinat kineze “nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje”, tha drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë të shtunën.

Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza në vende të tjera një pjesë të të cilave ka marrë edhe Shqipëria.

Shkalla e efikasitetit të një vaksinës kineze Sinovac është përcaktuar në nivelin 50.4% nga studiuesit në Brazil. Më e ulët nga vaksina e Pfizer që vlerësohet të ketë efikasitet 97%.

Pekini ende nuk ka miratuar asnjë vaksinë të huaj për përdorim në Kinë.

Gao nuk dha detaje të ndryshimeve të mundshme në strategji, por përmendi mARN-në, një teknikë eksperimentale e përdorur nga Pfizer dhe Moderna ndërsa prodhuesit e vaksinave të Kinës përdorën teknologjinë tradicionale.

“Të gjithë duhet të marrin në konsideratë përfitimet që vaksinat e mARN mund të sjellin për njerëzimin,” tha Gao.

“Ne duhet t’i ndjekim me vëmendje ato dhe jo t’i injorojmë”, përfundoi zyrtari i lartë kinez.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>