Kina ka testuar miliona njerëz, vendosur bllokime dhe mbyllur shkollat pas shpërthimit të rasteve të reja me koronavirus në tri qytete, javën e kaluar, raporton AP.
Qytetet e prekura janë Tianjin, Shanghai dhe Manzhouli. Numri I të infektuarve është më I ulët se san ë SHBA por sërisht ëshët një shenjë për nisjen e një vale të tretë, thanë autoritetet kineze.
Shumë ekspertë dhe zyrtarë qeveritarë kanë paralajmëruar se mundësia e përhapjes së virusit do të jetë më e madhe më ftohjen e motit.
Shpërthimet e fundit kanë treguar se ekziston ende rreziku i kthimit të virusit, pavarësisht se kontrollohet kryesisht brenda Kinës.
Kina ka regjistruar 86,442 raste totale dhe 4,634 vdekje që kur virusi u zbulua për herë të parë në qytetin e Vuhan në fund të vitit të kaluar.
Dy rastet e fundit të konfirmuara në Shangai ishin kontakte të ngushta të një punonjësi të aeroportit, i cili u diagnostikua me Covid-19 më herët në nëntor.