Kina vlerëson kombinimin e vaksinave për rritjen e efikasitetit

Nga Exit News
Kina vlerëson kombinimin e vaksinave për rritjen e efikasitetit

Kina po vlerëson mundësinë e ndërthurrjes së vaksinave Covid19, si një mënyrë për rritje  e mbrotjes ndaj virusit, njoftoi Reuters.

Sipas të dhënave vaksinat kineze të Covid19 ofrojnë më pak mbrojtje se sa vaksina e Pfizerit dhe e Modernës.

Vaksinat e tanishme nuk ofrojnë një mbrojtje të lartë kundër Covid19, u shpreh drejtori i Institutit të Epidemiologjisë në Kinë, në një konferencë për shtyp.

Kina ka prodhuar 4 vaksina dhe me shumë mundësi do të prodhojë 3 milionë doza brenda vitit.

Vaksina kineze Sinovac sipas një studimi mbron mbi 50% nga varianti brazilian i virusit. Ndërsa një studim i pavarur i Turqisë gjeti se vaksina mbron mbi 80% kindër këtij varianti.

Të dhënat e dy vaksinave kineze, Sinovac dhe Sinopharm po studiohen nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>