Anëtarët e PD-së në qytetin e Pogradecit votuan të mërkurën për kandidatët për deputet të 25 prillit.
Bie në sy se anëtarët kanë votuar për largimin e Eduart Kaprit, ish-kryebashkiakut të Pogradecit, dhe Klevis Balliut, ish-deputetit që u përfshi shumë në protestën e Unazës së Madhe.
Si Kapri ashtu dhe Balliu kanë qenë kandidatë për deputetë në Pogradec.
Mësohet se Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota.
Në total në votime morën pjesë 450 anëtarë të PD-së në Pogradec.
Ndërkohë kandidatët që do të vazhdojnë garë për kandidat deputet në degën e Pogradecit janë:
- Anila Hysenbegasi
- Arjan Malcellari
- Armant Zerka
- Erald Kapri
- Erlis Çela
- Genti Çela
- Oligert Mucollari
- Selaudin Jakupllari
Priten që së shpejti të dalin rezultatet dhe për degët e tjera të qarkut Korçë.