Ministri i Turizmit, Blendi Klosi njoftoi se së shpejti vendi do të ketë një ligj të ri për pyjet. Gjatë një interpelance me ekspertë të pyjeve dhe përfaqësues të Universitetit Bujqësor, Klosi u shpreh se gjatë 30 viteve pyjet janë trajtuar thjesht si hapësira të domosdoshme për të furnizuar popullatën me dru ndërkohë që duhen parë si sipërfaqe të rëndësishme prodhuese dhe ekonomike.
Ai pohoi se ligji i ri do të kalojë pronësisë e pyjeve tek bashkitë në mënyrë që të kemi një administrim më të mirë të tyre.
“Ligji i ri vjen si një kërkesë e tre dekadave në të cilat pyjet nuk janë parë asnjë herë si pasuri e madhe. Është një proces që do të ndodhë në dekadat që do të vijnë, një ligj që i shërben gjeneratave. Kërkohet që të kemi një mirëqeverisje të pasurisë tonë pyjore, ndarje të qartë të kompetencave, mirëadministrim nga pikëpamja shkencore, bashkitë te jenë me kompetenca të plota dhe ta ndiejnë pyllin si pronë.”
Klosi theksoi se pyjet duhen parë si aset kombëtar dhe si të tilla duhen mbrojtur.