Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi mbi proçdurat e legalizimit të ndërtimeve informale në Korçë, ka kallëzuar të martën penalisht 4 ish-zyrtar të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Bëhet fjalët për 3 ish-Drejtor të ish-ZVRPP (tashmë DVASHK Korçë) dhe 1 ish-drejtor i ALUIZNI Korçë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Auditimi ka gjetur shkelje të dispozitave ligjore mbi regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat. sipas KLSH-së “kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit”.