KLSH nis verifikimin e procedurave për rrugën e Borshit

Nga Exit News
KLSH nis verifikimin e procedurave për rrugën e Borshit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar një ekip për të verifikuar të gjitha procedurat e kryera nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në  punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtjen e aksit nacional rrugor Himarë-Sarandë.

Ky vendim erdhi pas dëmtimit të rrugës së Borshit.

Rruga me gjatësi 350 kilometra me vlerë 13.7 milionë euro u ndërtua nga një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania “Salillari” sh.p.k.  Kompania Salillari do të mirambante rrugën.

Një ditë më parë, Partia Demokratike ka akuzuar të dielën qeverinë, duke thënë se rruga që është çarë në Borsh vjen si pasojë e korrupsionit të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Përfaqësuesja e PD Nada Meçorapaj teksa ndodhej tek rruga e dëmtuar si pasojë e shirave, tha se banorët janë të shqetësuar për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>