Dy lojtarë të ekipit të Kukësit janë infektuar me Covid-19.
Lajmin e dha vetë klubi i Kukësit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Lojtarët Godberg Barry Cooper dhe Mehdi Hetemaj u testuan dhe rezultuan pozitivë, vetëm pak ditë pasi trajnerit Skënder Gega rezultoi i infektuar.
Të dy lojtarët kanë pasur simptoma të Covid-19. Ata janë vetëizoluar në shtëpi, ndërsa lojtarët të tjerë janë testuar.