Komuniteti Mysliman bëri të ditur se lutjet e Fiter Bajramit, do të falen në xhami.
Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu deklaroi se ceremonia qendrore do të zhvillohet xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë.
Ditën e premte, Kryeministri Rama deklaroi se kjo do të jetë si fundjava e kaluar, duke privuar besimtarët myslimanë për të bërë faljen e madhe.
Mëngjesin e së dielës, në 24 maj besimtarët musliman festojnë Fiter Bajrami-n. Ata mbidhen në xhami e sheshe për të shënuar kulmin e një muaji agjërim me lutje. Por sipas rregullave të njoftuara shkurtimisht nga kryeministri Rama në orën 22:00, kjo nuk është e mundur.