Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë dhe mbështetësi më i madh i Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij në Parlamentin Evropian, humbi zgjedhjet dhe nuk do të jetë më europarlamentar.
Fleckenstein konkurroi në Hamburg si pjesë e Partisë Social-Demokrate gjermane, dhe nga rezultatet e exit poll-it duket se ai ka humbur përballë kandidatit kristian–demokrat.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fleckenstein në profilin e tij në Facebook, ku ai shprehet se përkundër dëshirës së tij për të përfaqësuar Hamburgun edhe për pesë vite në PE, duket se kjo nuk do të realizohet. Fleckenstein shprehet i zhgënjyer nga rezultatet e tij paraprake në zgjedhjet për në Parlamentin Evropian.