Koalicioni për Gratë në Gazetari i bën thirrje kryeministrit Rama të strehojë gratë afgane gazetare dhe aktiviste

Nga Alice Taylor
Koalicioni për Gratë në Gazetari i bën thirrje kryeministrit Rama të strehojë gratë afgane gazetare dhe aktiviste

Koalicioni për Gratë në Gazetari (CFWIJ) i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama të marrin në konsideratë ofrimin e strehimit për rreth 100 grave afgane në rrezik të lartë nëse vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan.

Drejtori Themelues, gazetari ndërkombëtar fitues i çmimeve, aktivisti i medias dhe profesori i gazetarisë, Kiran Nazish e bëri kërkesën sot, duke bërë thirrje që qeveria shqiptare të marrë në konsideratë “nevojën urgjente humanitare” me të cilën përballen afganët e mbetur në vend.

Në 100 gratë përfshihen gazetare, aktiviste, artiste, akademike dhe ish -parlamentare të cilave kërcënohen me dhunë ose me vdekje nga talebanët.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh nevojën urgjente humanitare për afganët në rrezik. Ne i kërkojmë kryeministrit Edi Rama të marrë në konsideratë ofrimin e strehimit për të paktën 100 gra afgane që kanë luajtur një rol të spikatur në shoqërinë përparimtare afgane. Këto gra tani po kërkojnë strehim nga përshkallëzimi i rrezikut dhe dhunës që pllakos vendin e tyre, dhe bujaria dhe dhembshuria e Shqipërisë për to do të njihet thellësisht,” tha Nazish për Exit.

Ndërsa kriza në Afganistan filloi të intensifikohej, CFWIJ ka punuar shumë për të evakuuar dhe ndihmuar gazetarët e pranishëm në vend. Organizata ka verifikuar aplikimet e atyre që kërkojnë të largohen nga vendi dhe u ka dhënë prioritet atyre me nevojat më urgjente.

Që kur Kabuli ra në duart e talebanëve, ata kanë marrë lutje të panumërta për ndihmë nga gazetarët dhe aktivistët afganë, kryesisht gra. Afganistani është një nga vendet më të këqija në botë përsa i përket trajtimit të grave gazetare. Shumica janë vrarë nga talebanët.

Ato rrezikojnë të ndëshkohen nga talebanët, me anë të burgosjes, dhunës seksuale dhe fizike, ndalimin e ushtrimit të profesionit dhe shkelje të tjera të të drejtave të tyre.

Exit foli sot me dy refugjate në Tiranë. Të dyja gratë, akademike në fushën e shkencës, përshkruan se duhej të linin familjet e tyre prapa. Ato thanë se ishte shumë e rrezikshmë që të qëndronin në Afganistan dhe se ishin shënjestër sepse kishin studiuar jashtë vendit, ishin të arsimuara dhe kishin punë profesionale.

“Ata [talebanët] do të na gjuajnë një nga një; ne nuk mund të fshihemi përgjithmonë. Zgjedhja jonë e vetme ishte të largoheshim. Unë nuk doja të largohesha nga vendi im, porose do e bëja ose të vritesha,” tha ajo.

Pasi CFWIJ iu drejtua vendeve të tjera me kërkesa të ngjashme, shumë u përgjigjën duke ofruar ndihmë. Një kërkesë urgjente e bërë ndaj Ministrisë së Jashtme të Brazilit rezultoi në dhënien e 100 vizave emergjente.

Vendet e tjera që ofruan ndihmë dhe strehim për gratë të paraqitura nga Koalicioni përfshijnë Meksikën dhe Irlandën.

Nazish përgëzoi udhëheqjen dhe dhembshurinë e treguar nga udhëheqësit e këtyre vendeve gjatë kësaj kohe kritike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>