“Koalicioni qeveritar është shumë i qëndrueshëm”

“Koalicioni qeveritar është shumë i qëndrueshëm”

Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta kanë hedhur sot poshtë çdo dyshim për përçarje apo krisje brenda koalicionit qeveritar.

Pas një takimi të gjatë mes tyre, Zoti Meta u shpreh se “koalicioni është shumë i qëndrueshëm dhe po funksionon në mënyrë konstruktive dhe të dobishme.”

Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se dorëheqjet personale të ministrave nuk tregojnë se koalicioni është në rrezik. Sipas tij ato janë vendime personale dhe nuk ndikojnë në qeverisje. I pyetur për ndryshime të tjera në qeveri dhe zgjedhje të parakohshme, kryeministri Rama u shpreh se këto janë të gjitha fantazi të medias.

Këtë gjë duket se e ka pohuar në heshtje edhe zoti Meta i cili nuk i dha përgjigjjë pyetjes nëse do të kishte ndryshime të tjera në qeveri.

Takimin e sotëm, të dy e kanë cilësuar takim të zakonshëm mes partnerësh për të koordinuar veprimet qeverisëse.

Në takim e sotëm kanë qenë të pranishëm gjithashtu Zotërinjtë Gramoz Ruçi, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj, Erjon Braçe dhe Fatmir Xhafaj nga Partia Socialiste dhe Zotërinjtë Ylli Manjani, Spartak Braho dhe Petrit Vasili nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>