Këshilli Politik, në mbledhjen e fundit më 24 korrik kanë rënë dakord për ndryshimet e tjera të reformës zgjedhore. Ndryshimet e miratuara në Këshilli dhe që do të miratohen në Kuvend janë:
1 — Policia e Shtetit bashkëpunon me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe raporton për veprimtarinë e strukturave të policisë gjatë ditës së zgjedhjeve.
2— Në KQZ ngrihet një strukturë përgjegjëse për marrjen dhe hetimin e sinjalizimeve në lidhje me korrupsion aktiv ose pasiv në procesin e zgjedhjeve. Në rast se këto shkelje janë penale, atëherë ato hetohen nga prokuroria.
3— Në vlerësimin e magjistrantëve, prokurorëve dhe kryetarëve do të përfshihet edhe “dosjet e hetuara prej tyre për zgjedhjet e lira, të cilat Kodi Penal i dënon me jo më pak se 1 vit burg”.
Si dhe drejtuesi i prokurorisë do të drejtojë dhe pergjigjet për hetimin në lidhje me zgjedhjet.
4—Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurori i SPAK i jep informacion për personat në hetim ose të hetuar për zgjedhjet e lira.
5 — Përjashtohet nga krimet zgjedhore bashkëpunuesit e drejtësisë në lidhje me krimet zgjedhore.