
Kolegji Zgjedhor vendosi të hënën rrëzimin e kërkesës së PD dhe LSi për marrjen e provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës.
PD ankimoi në Kolegj vendimin e KAS për të mos marrë 16 prova të kërkuara nga ata dhe LSI.
KAS vendosi mos pranimin e provave shtesë të PD-së për qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Gjithashtu KAS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shpallje të pavlefshme e ripërsëritje të zgjedhjeve në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë, Durrës dhe Shkodër.