Kolegji Zgjedhor, të martën, 15 qershor rrëzoi kërkesës së PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Fierit. Më parë, Kolegji ka rrëzuar kërkesën e PD-së për marrjen e provave shtesë për qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Tiranës dhe Vlorës.
PD e ka akuzuar Kolegjin për anësi politike në vendimet e tij. Ndaj PD kërkoi përjashtimin e 7 gjyqtarëve të trupës gjykuese, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Kolegji.
PD ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor të gjitha vendimet e KAS për mos pranimin e provave shtesë dhe shpalljen e pavlefshmërisë në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, dhe Shkodër.