
Koli Bele u zgjodh relator i ankesës së PS mbi vendimin për identifikimin me emër të kandidatëve në fletën e votimit, për zgjedhje e 25 prillit.
Shorti u hodh në mbledhjen e të premtes nga Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
KQZ vendosi të enjte të identifikimin e kandidatëve për deputet me emëra. Ky vendim u kundërshtua nga PS me justifikimin se vështirëson numërimin dhe votimin, në veçanti për subjektet zgjedhore që kanë vetëm monitorues.