
Albert Mullai është drejtuesi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi emërimin e Mullait, përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Gjeneral brigade Albert Mullait i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme të FA, Akademisë së Forcave të Armatosura. Suksese në detyrën e re komandant Mulla.”
Albert Mullai ka punuar në vitet 2015-2016, si Këshilltar i lartë për Personelin pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Prej vitit 2017, ai është Komandant i Akademisë së nënoficerëve “Thomson” Tiranë.