Kombet e Bashkuara: Grupet shqiptare në krye të trafikut ndërkombëtar të drogës

Kombet e Bashkuara: Grupet shqiptare në krye të trafikut ndërkombëtar të drogës

Grupet kriminale shqiptare janë mes grupeve kryesore në botë që kryejnë trafikun ndërkombëtar të heroinës, kokainës dhe kanabisit. Këto gjetje janë bërë publike në raportin mbi “Problemi i drogës dhe krimit të organizuar, qarkullimet e paligjshme financiare, korrupsionit dhe terrorizmit” të vitit 2017 i hartuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën.

Trafikimi i kokainës, me origjinë Kolombinë, realizohet kryesisht nga grupet kriminale kolumbiane, afrikane, shqiptare dhe italiane (kryesisht organizata Ndragheta).

Trafiku i heroinës, me origjinë kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, realizohet  nga grupet shqiptare, turke, grupet e tjera ballkanese dhe ato afrikane.

Ndërsa trafiku ndërkombëtar i kanabisit kryehet kryesisht nga grupet kriminale shqiptare, kineze, hollandeze, afrikano veriore, grupe të tjera aziatike, dhe grupet spanjolle.

Nëse merret parasysh territori i vogël, popullsia e vogël dhe ekonomia e vogël e Shqipërisë, përfshirja e grupeve shqiptare në krye të organizatave kriminale në botë, është dëshmi i nivelit të lartë të kriminalizimit të vendit. Sikurse është dëshmuar në raportin e Europolit 2017, Shqipëria është kthyer në një bazë operative për krimin e organizuar rajonal, duke përfituar nga mungesa e luftës kundër krimit të organizuar.

Duke ju referuar Europolit, raporti i Kombeve të Bashkuara pohon se grupet kriminale të përfshira në trafikimin e drogës janë më të mëdha se sa ata të përfshira në krime të tjerë si ato në sektorin financiar, në pastrimin e parave, fallsifikimin e mallrave apo krimet kundër pronës.

Europoli ka identifikuar rreth pesë mijë organizata ndërkombëtare të krimit të organizuar aktive në BE dhe vende të tjera gjatë vitit 2017. Më shumë se 35 për qind e tyre janë të përfshira në trafikun e drogës— më shumë se sa në krimet kundër pronës, trafikimin e emigrantëve dhe qenieve njerëzore, mashtrimet financiare apo aktivitete të tjera të paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>