
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për 35 miliardë dollarë më shumë — përfshirë 15 miliardë në tre muajt e ardhshëm — për programin e vaksinës së koronavirusit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raportoi Reuters.
Deri më tani vetëm 3 miliardë dollarë janë dhënë për të OBSH për programin e vaksinës, tha në një aktivitet të organizuar online nga Kombet e Bashkuara.
“Por tani na duhen 35 miliardë dollarë më shumë për të kaluar nga hapi i parë deri në ndikim”, tha ai.
“Pa një injektim prej 15 miliardë dollarësh gjatë tre muajve të ardhshëm, duke filluar menjëherë, ne do të humbasim këtë dritare mundësish”, shtoi ai.