Kombet e Bashkuara sjellin ndihma jetike për të prekurit nga tërmeti

Nga Stafi i Exit
Kombet e Bashkuara sjellin ndihma jetike për të prekurit nga tërmeti

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara, Emiratet e Bashkuara (EB), dhe Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq do të sjellin tenda, ilaçe dhe ndihma të tjera jetike për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ato të sillen në vendin tonë me avionët e EB. Priten të vijnë tre ngarkesa, një ka ardhur dje, një do të vijë sot dhe ngarkesa e tretë do të vijë nesër. Transporti i ndihmave u koordinua përmes agjensisë së Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara për Ndihmën.

Shpenzimet për transportin e ndihmave do të paguhen nga Emiratet e Bashkuara. Përfaqësuesit e institucioneve janë shprehur se EB janë të angazhuara të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipërinë të përballojnë veshtirësitë e dimrit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>