
Komentet raciste, homofobike dhe seksiste i kanë kushtuar vendin e punës tre policëve të një njësie të veçantë kundër krimit të organizuar në Hempshajër të Britanisë.
Regjistrimet ishin kryer në vitin 2018 në zyrat ku ata punonin.
Gjashtë prej tyre ishin regjistruar duke krahasuar një polic me ngjyrë me një qen të racës së përzier, duke ofenduar gratë dhe duke thënë se shqiptarët duheshin qëlluar ose helmuar me agjent nervor.
Tre u pushuan nga puna, dy të tjerë ishin larguar gjatë dy viteve dhe një tjetër mori paralajmërim.
Autoritetet akuzuan oficerët se kanë vënë në rrezik besimin e publikut tek policia dhe dëmtuan reputacionin e kolegëve.