Edi Rama, 7 dhjetor 2015:
“Realisht burrat dallohen për aftësinë që kanë për t’i thënë gjërat, sidomos kur duhet të justifikohen, pse nuk i bëjnë gjërat. Kurse gratë dallohen për aftësinë që kanë për të bërë gjërat dhe për një diferencë të madhe me burrat kur është fjala për t’u justifikuar. Pra, justifikohen shumë më pak dhe bëjnë shumë më shumë.”
“Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhë të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre. Mos më shikoni me habi. E ka thënë Çajupi shumë kohë më parë, atëherë kur të tjerët e dinin, por nuk guxonin ta thonin.”