Eurokomisioneri për Zgjerim Várhelyi përshëndet zgjedhjet në Serbi

Nga Exit News
Eurokomisioneri për Zgjerim Várhelyi përshëndet zgjedhjet në Serbi

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Olivér Várhelyi përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Serbi.

Përmes një postimi në Twitter Várhelyi tha se ‘mezi pret të punojë me qeverinë e re’:

“Ditë e rëndësishme për Serbinë me zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Mezi presim të punojmë me qeverinë e re për çështje të BE-së .Ii përkushtuar të ndihmoj Serbinë të ecë përpara drejt pranimit në BE dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së COVID-19.”

Në 21 qershor, në Serbi u mbajtën zgjedhjet për të zgjedhur 250 deputetët e ri të parlamentit serb, 120 anëtarët e Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës, si dhe udhëheqjet lokale.

Në zgjedhje garoi vetëm partia e Vuçiçit, duke qënë se partitë opozitare i bojkotuan ato.

Koalicioni i partive opozitare i drejtuar nga Dragan Djilas deklaroi se nëse merrnin pjesë, do të legjitimonin vjedhjen e votave dhe mungesën e demokracisë në Serbi.

Eurodeputetët Tanja Fajon dhe Vladimir Bilcik u përpoq të bisedonin me Vuçiçin dhe me opozitën, por pa sukses. Në një deklaratë për shtyp ata thanë se ishin të mërzitur për bojkotin dhe i kërkuan votuesve të respektojnë masat kundër koronavirusit ditën e zgjedhjeve.

Partia fituese e zgjedhjeve ishte, ashtu siç pritej, Partia Progresiste Serbe në pushtet (SNS) e Presidentit Aleksandër Vuçiç, me 62.5 për qind të votave, ose 180 nga 250 mandate deputetësh.

Ndërsa partitë shqiptare të Luginës së Preshevës kanë fituar 4 mandate deputetësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>