
Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda deklaroi se të infektuarve me Covid-19 po ju shkelet e drejta e votës.
Në një intervistë për Euronews, Gajda pohoi se shteti ka për detyrë të garantojë votën për çdo qytetar.
“E drejta e votës duhet t’i garantohet çdo shtetasi mbi 18 vjeç dhe organet duhet të marrin masa që t’i ofrohet mundësi gjithsecilit, edhe për faktin se kjo e drejtë ushtrohet një herë në katër vjet, që në atë moment mund të jetë i pamundur për të shkuar në qendrën e votimit.
Në dijeninë time edhe ne nuk kemi një parashikim të qartë ligjor se çfarë ndodh për pacientët që janë të pamundur që të shkojnë në qendrën e votimit. Ndërsa në rastin e Kosovës kjo është në ligj ku kujto duhet t’i garantohet e drejta e votës”
Të infektuarit me Covid nuk do të lejohen të votojnë sipas Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashit. Exit News ka argumentuar më herët se ky vendim shkel të drejtën e votës.