
Komisioneri Publik kundërshtoi të martën vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rivlerësimin e prokurores së Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Lindita Male.
Komisioni Publik tha përmes një njoftimi se e ka ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese.
“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimimit të merren në shqyrtim, nga Kolegji i Posaçëm i Aplikimit, pasi sipas tij, në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, paraqiten rrethana ligjore, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij”, thuhet në njoftim.