Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares që liroi Lulzim Berishën

Nga Exit News
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares që liroi Lulzim Berishën

Komisioneri Publik kërkoi të enjten shkarkimin e gjyqtaren e Apelit të Durrësit, Anita Mici.

Në një njoftim zyrtar, Komisioneri shkruan:

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të shqyrtimit të ankimit në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 4.8.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë më 4 gusht, gjyqtaren Mici, e njohur për lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Trupa gjykuese përbêhej nga gjyqtarët Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

KPK nuk gjeti probleme e pasurinë e gjyqtares si dhe hodhi poshtë një raport me papërshtatshmërie nga DSIK. Ndërsa, Komisioni dërgoi për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë çështjen e lirimit të Lulzim Berishës. Me një vendim të dyshimtë gjykate, Anita Mici liroi në 2016 Lulzim Berishën, me justifikimin se ai  kishte siguruar një kontratë punë në Bashkinë Durrës.

Anita Mici ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar fillimisht gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës. Në vitin 2010, Mici u transferua në Gjykatën e Durrësit ndërsa në vitin 2016 u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>