Komisioni Europian harton strategjinë për vaksinimin anti-Covid

Nga Exit News
Komisioni Europian harton strategjinë për vaksinimin anti-Covid

Komisioni Europian ka gati strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër Covid-19. Përmes saj të gjitha vendet anëtare do të jenë të koordinuara në procesin e vaksinimit në momentin që një vaksinë anti-Covid do të miratohet.

Strategjia synon që vendet të kenë të qarta prioritetet për grupet e para që do të vaksinohen, në bazë të rrezikshmërisë.

Sipas planit, prioritet në vaksinim në fillim do të duhet të kenë punëtorët në sistemin e shëndetësisë, pastaj personat mbi moshën 60 vjeçare, ata që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe personat të cilët në jetën dhe punën e tyre nuk mund të sigurojnë mbajtjen e distancës fizike.

Gjatë prezantimit të strategjisë, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen theksoi se ‘vaksina e sigurt dhe efektive është shanci ynë më i mirë për të mposhtur koronavirusin dhe për t’u kthyer në jetën normale.’

Ajo tha se BE-së po bashkëpunon me kompani farmaceutike për të siguruar dozat e nevojshme të vaksinave.

Komisioni Evropian pret që edhe vendet e rajonit të Ballkanit të ndjekin strategjinë e ngjajshme dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, siç kanë bërë që nga fillimi i pandemisë.

Eurokomisionerja për Promovimin e Mënyrës Evropiane të Jetës, Margaritis Schinas e quajti miratimin e strategjisë ‘një moment historik në përgjigjen e vazhdueshme të BE-së ndaj pandemisë Covid-19’. Ajo theksoi se qëllimi është që të sigurohen vaksina të sigurta, të përballueshme dhe të arritshme COVID-19 për të gjithë vendet e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>