![Remdesivirine Komisioni Europian miraton ilaçin ‘Remdesivirin’ për trajtimin e Covid-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/07/Remdesivirine.jpg)
Komisioni Europian ka lejuar përdorimin e ilaçit ‘Remdesivirin’ për trajtimin e të infektuarve me koronavuris që ndodhen në gjendje kritike.
“Nuk do lëmë gur pa kthyer në përpjekjen tonë për të siguruar trajtime efikase apo vaksinën kundër koronavirusit” – tha komisionerja e Shëndetit në BE, Stella Kyriakides në një deklaratë për shtyp.
Ky është ilaçi i parë i autorizuar nga Bashkimi Europian për trajtimin e virusit Covid-19.
Remdesivirina është ilaçi që është përdorur kundër sëmundjes së Ebolës.