KE mund të dërgojë mision fakt-mbledhës për zgjedhjet dhe protestat në Bjellorusi

Nga Exit News
KE mund të dërgojë mision fakt-mbledhës për zgjedhjet dhe protestat në Bjellorusi

Komisioni Europian mund të dërgojë një mision fakt-mbledhës për zgjedhjet dhe protestat në Bjellorusi.

Komisioneri i Fqinjësisë në BE Oliver Varhelyi ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në Minsk, për të mbledhur informacione për masat e ashpra të qeverisë për protestat e shkaktuara nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, të cilat BE i ka cilësuar si “as të lira dhe as të drejta.”

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE, Varhelyi tha se ai do të bisedojë me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell për të nisur punën për misionin.

Asnjë politikan i rangut të lartë të BE-së nuk ka udhëtuar që nga zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, e cila tani është përfshirë nga protestat.

Edhe pse BE-ja nuk ka bërë thirrje zyrtare për ripërsëritje të e votave, Varhelyi e përmendi si mundësi.

“Ka pasur jo vetëm mangësi të mëdha, por zgjedhjet nuk mund të konsiderohen të lira dhe të ndershme,” tha ai. “Pra, ne duhet të shkojmë atje dhe të shohim situatën në terren. Por, natyrisht, ka shumë gjasa që zgjedhjet do të duhet të ribëhen.”

Të paktën dy protestues kanë vdekur dhe rreth 6.700 të tjerë janë arrestuar që prej shpërthimit të protestave mbarëkombëtare ditën e zgjedhjeve pasi qeveria njoftoi se presidenti Lukashenko, prej 1994-ës në pushtet,  kishte fituar 80 përqind të votave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>