Komisioni Evropian propozon sistem të ri kontrolli kufitar për qytetarët joevropian

Komisioni Evropian propozon sistem të ri kontrolli kufitar për qytetarët joevropian

Komisioni Evropian propozoi dje futjen e një sistemi të automatizuar të kontrollit kufitar për të rritur sigurinë në kufijtë e vendeve evropiane.

Praktikisht, qytetarët që nuk vijnë nga vendet e BE-së, por që nuk kanë nevojë për viza për të vizituar vendet e BE-së, përpara se të udhëtojnë do të duhet të regjistrohen dhe të pajisen me autorizim. Autorizimet do të jenë të vlefshme për pesë vjet dhe do të kushtojnë pesë euro.

Sistemi i sigurisë i quajtur ETIAS parashikohet të ulë emigracion e parregullt dhe të rrisë sigurinë. Aplikimi online i cdo qytetari do të kontrollohet nga institucione të ndryshme si Europol.

Kjo nismë e BE-së vjen në një kohë kur disa vende evropiane kanë rritur kontrollet në pikat kufitare në përgjigje të krizës së refugjatëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>