Komisioni Evropian nuk konfirmon detyrën e re të Romana Vlahutinit

Komisioni Evropian nuk konfirmon detyrën e re të Romana Vlahutinit

Në një intervistë për televizionin Top Channel më 1 shtator, ish-Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin pohoi se ajo do të vazhdojë të punojë në Komisionin Evropian, duke deklaruar se “do të punojë me Sekretaren e Përgjithshme”, në selinë e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), krahun diplomatik të Komisionit Evropian.

Burimet për Exit.al në Bruksel konfirmuan se Vlahutin do të qendrojë në Bruksel në një pozicion të krijuar veçanërisht për të, si këshilltare e EEAS për çështjet që lidhen me Kinën dhe Iranin, çështje për të cilat Vlahutin nuk ka asnjë eksperiencë të mëparshme. Për më tepër, është i çuditshëm fakti se Komisioni Evropian dëshiron të mbajë një diplomate, e cila është dënuar nga Komisioni Parlamentar në Kroaci për shkelje të ligjit për deklarimin e pasurisë.

Exit.al iu drejtua Zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Kocijančič, e cila nuk pranoi të mohojë apo të konfirmojë lajmet për kthimin e Zonjës Vlahutin në Bruksel, duke deklaruar se:

“Ambasadorja Vlahutin ka përfunduar mandatin e saj katërvjeçar si Shefe e Delegacionti të BE-së në Shqipëri dhe është pjesë e rotacionit të zakonshëm.”

Lajme te ngjashme