Komisioni Hetimor diskuton sot për shkarkimin e Metës

Nga Exit News
Komisioni Hetimor diskuton sot për shkarkimin e Metës

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta do të mblidhet të hënën, pas më shumë se tre muajsh pushim.

Në mbledhje do të diskutohet për opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, i cili i dha të drejtë presidentit Meta.

Nuk dihet nëse shumica socialiste është ende e vendosur për të shkarkuar presidentin. Më herët kreu i Komisionit Hetimor Ulsi Manja ka daklaruar me tone të zbutura se ´ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE.´

Megjithatë në komision pritet të diskutohen dhe shkeljet që shumica socialiste pretendon se ka bërë presidenti Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Komisioni hetimor u miratua në 8 korrik 2019, me një afat 3 mujor, por më pas ky afat u shty disa herë.

Komisioni e akuzon zotin Meta për shkelje të Kushtetutës për shkak të anullimit të dekretit të për caktimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet vendore dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni përbëhet nga 5 deputetë të shumicës socialiste (Hyseni, Fino, Bushka, Manja, Hysi) dhe 4 deputetë të opozitës (Alimadhi, Zeneli, Valteri, Rryçi).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>