Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit Meta për taksat kombëtare

Nga Exit News
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit Meta për taksat kombëtare

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi të martën dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu ligjin për Taksat Kombëtare.

Me 7 vota kundër dhe 4 pro Komisioni hodhi poshtë këtë dekret.

Presidenti Ilir Meta ktheu në janar për rishqyrtim në Kuvend ligjin ‘Për taksat Kombëtare’.

Ligji parashikon përjashtim nga taksat të rentës  minerare për mineralet metalore. Meta argumenton se ky ligj cenon parimin e sigurisë juridike, barazisë para ligjit dhe autonominë e pushtetit vendor.

Ai shton se ky ligj do të sjellë 500 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>