Komisioni i Ligjeve diskuton propozimet për hapjen listat

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve diskuton propozimet për hapjen listat

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e hënë për të diskutuar mbi propozimet për hapjen e listave.

Gjatë fjalës së tij deputeti Damian Gjiknuri ka sqaruar propozimin e PS në lidhje me listat duke argumentuar se qytetarët votojnë partinë dhe jo individët, pasi ju pëlqen ekipi.

Ai shtoi se 2/3 e listës do t’i nënshtrohet votimit parapëlqyes, por sipas tij kjo nuk do të thotë se kandidatët e votuar nga qytetarët do të marrin mandat.

Në lidhje me pyetjen se kush e merr mandatin, nëse një kandidat i renditur i treti merr më shumë vota se i pari dhe i dyti, Gjiknuri pohoi se do ta marri i pari pasi prevalon renditja e partisë.

Ndërkohë deputeti Myslym Murrizi ka kundërshtuar këtë propozim duke e konsideruar si një mekanizëm që i jep fuqi kryetarëve të partisë.

Ai paralajmëroi mazhorancën se do të ankimojë në Gjykatë Kushtetuese ligjin nëse nuk hapen listat 100 përqind.

Ndërkohë ish ministri Fatmir Xhafaj propozoi që numërimi i votave të bëhet nga njerëz apolitikë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme