Komisioni i Ligjeve do të diskutojë sot propozimet në lidhje me koalicionet, listat zgjedhore dhe pragun kombëtar.
Shumica socialiste, opozita jashtëparlamentare dhe ajo në parlament kanë bërë propozime konkrete për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe mënyrës së organizimit të koalicioneve.
Të gjithë përfaqësuesit politik, PD, LSI, PS, grupi Demokrat dhe Rudina Hajdari bien dakord për respektimin e kuotave gjinore, qytetarët të votojnë vetëm një parti dhe një kandidat dhe në rast se voton më shumë se një kandidat, vota t’i kalojë partisë.
Dallimi kryesor mes propozimeve është renditja e kandidatëve për deputet në listat që dorëzohen në KQZ, për të lexoni këtu.