
Komisioni i Ligjeve miratoi të premten propozimin e PS për koalicionet parazgjedhore, sipas të cilit partitë pjesë e koalicionit do të garonjë në një listë të vetme duke deklaruar partinë udhëheqëse.
“Në nenin 65, shtohet pika 3, në momentin e regjistrimit koalicioni duhet të deklarojë partinë udhëheqëse. Dhe kriteret përmbushen nga partia udhëheqëse. Marrëdhëniet reciproke mes tyre, rregullohen në koalicion. Ky është nenin ose pika 3 e nenit 65”, deklaroi Gjiknuri.
Çështja e listave të hapura dhe mundësisë së kandidimit të kryetarit të partisë në 4 zona u shtynë për mbledhjen e ardhshme.
Ndërkohë opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen sepse nuk pranon draftin e mazhorancës.