Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim, të mërkurën, draftin me ndryshimet e kodit Zgjedhor, të darkordësuara me opoziën jashtëparlamentare në 5 qershor.
Ndryshimet u miratuan vetëm nga deputetët socialist, ndërsa deputetët e opozitës në parlament nuk votuan pro pasi kundërshtojnë mosdepolitizimin e administratës zgjedhore.
Lajmi u dha nga kryeministri Rama në një postim në Twitter:
“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”
Për të lexuar më shumë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dakordësuar mes PS-PD-LSI në Këshillin Politik, klikoni këtu.
Draft reforma do të shkojë për votim në Kuvend, ku duhen 84 vota.