Komisioni i Ligjeve pranon kërkesën e opozitës për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve pranon kërkesën e opozitës për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim propozimet e opozitës parlamentare për hapjen e listave të deputetëve, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe për ndryshimin e pragut zgjedhor.

Propozimi mori 16 vota pro dhe vetëm një kundër, atë të deputetit Alimadhi.

Pritet që të ketë sërish diskutime në komision për këto propozime për detajet, pasi miratimi i sotëm ishte në parim për gjithë propozimin e opozitës parlamentare.

28 deputetët të opozitës parlamentare i kanë kërkuar Kuvendit 3 javë më parë hapjen e listave të deputetëve, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe përcaktimin e një pragu minimal.

Exit News ka shpjeguar propozimit e tyre këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>