Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së re po zhvillon, të mërkurën, intervistat me kandidatët për anëtarë të saj.
Mes kandidatëve janë dhe figura të politikës si Ilir Rusmaili, ish-ministri demokrat apo ish-drejtues të KQZ-së si Lefteri Lleshi e Klement Zguri.
Ilir Rusmaili deklaroi gjatë intervistës se është distancuar nga politika, por tha se eksperiencën e tij si pjesë aktive të politikës e shikon si një bagazh dhe favor shumë të madh.
Ndërsa ish-drejtuesi i KQZ-së Klement Zguri theksoi si pikë të fortë të tijën eksperiencën e gjatë në të gjithë institucionet zgjedhore:
‘Që kur ka hyrë demokracia kam kontakt me zgjedhjet në të gjitha komisionet, në 23 vite në KQZ, një eksperiencë që besoj se vlen për tu konsideruar.’
Komisioni sot intervistoi dhe Kristaq Kumen, Ilirjan Celibashin dhe ish-prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sallakun.