Komisioni i Venecias: Kritika për miratimin e shpejtë të reformës zgjedhore, nuk bie ndesh me standartet ndërkombëtare

Nga Alice Taylor
Komisioni i Venecias: Kritika për miratimin e shpejtë të reformës zgjedhore, nuk bie ndesh me standartet ndërkombëtare

Komisioni i Venecias dhe ODIHR shprehën keqardhje për miratimin e nxituar të ndryshimeve në kushtetuese dhe kodit zgjedhor por shtuan se përmbajtja e tyre nuk bie ndesh me standardet ndërkombëtare.

Në një deklaratë të lëshuar mëngjesin e së hënës, Komisioni shprehu keqardhje për faktin se nuk kishte konsultime të gjera në një afat të duhur me aktorët politikë dhe organizatat joqeveritare.

Opinioni i Venecias u kërkua nga Presidenti Ilir Meta dhe u bazua në një shkëmbim mendimesh midis Komisionit, Metës, ODIHR dhe deputetes Bushka dhe “nuk duhet të konsiderohet si një përmbledhje gjithëpërfshirëse e kornizës zgjedhore të vendit. Deklarata vuri në dukje se fokusi i Komisionit ishte përputhshmëria e ndryshimeve me standardet ndërkombëtare.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR nxitën forcat politike shqiptare – si brenda dhe jashtë parlamentit – të sigurojnë “funksionimin normal demokratik të institucioneve” dhe theksoi edhe një herë nevojën për funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa shumica e rekomandimeve duhet të zbatohen pas zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në prill të vitit të ardhshëm, disa prej tyre, të cilat nuk do të kërkojnë ndryshime legjislative, duhet të vihen në praktikë përpara kësaj kohe.

Këto përfshijnë dialog konstruktiv për të zbatuar me shpejtësi dhe transparencë ligjin zgjedhor në kohë, burimet e duhura të administratës zgjedhore dhe ndalimi i kryetarëvce të partive politike, që të kandidojnë në më shumë se 1 zonë zgjedhore.

Pas zgjedhjeve, rekomandimet ishin si më poshtë:

  1. Të shfuqizohet mundësia që liderët e partive politike të konkurrojnë në disa zona elektorale;
  2. Të respektohen të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicionit;
  3. T’i jepet mundësia kandidatëve individualë të paraqesin për vendin e caktuar në listën e deputetëve;
  4. Të përcaktohet pragu për zgjedhjet vendore në nivel bashkie, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;
  5. Të rishikohet nenin 67 (4) i Kodit Zgjedhor në mënyrë që partië e vogla të mos jenë të detyruara të paraqesin një listë me kandidatë aq sa vende ka në Kuvend zona zgjedhore;
  6. Të shqyrtohet mundësia e heqjes së pragut kombëtar prej 1% për pakicat kombëtare;
  7. Të vazhdohet me zbatimin e rekomanidmeve të OSBE-Odihr.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR përsëritën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar autoritetet shqiptare, veçanërisht për të lehtësuar zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>