Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh të mërkurën pasditë për të rivlerësuar masat kundër Covid-19.
Në një deklaratë për shtyp Komiteti deklaroi se nuk do të ketë ndryshim në këto masa, ndonëse rastet pozitive në vend janë ulur së fundmi.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se masat kanë qënë të suksesshme deri tani.
Kjo, për shkak të bashkëpinimit nga ana e publikut, por edhe për shkak të fushatës së suksesshme të vaksinimit.
Ajo theksoi se 10 ditët e fundit, Shqipqria ka qënë e para në rajon për ritmin e vaksinimit.
Pavarësisht arritjeve, situata nuk është aty ku duhet, shtoi ajo dhe do të mbetet në fuqi ora policore 20:00-06:00.
Unviersitetet dhe shkollat do të zhvillojnë mësim online nga shtëpia, përveç maturantëve, të cilët do të vazhdojnë në shkolla.
Po ashtu është rekomanduar që të mos lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave.