Komiteti i Ekspertëve për Vaksinat: Asnjë rast vdekje në vend nga vaksinat

Nga Exit News
Komiteti i Ekspertëve për Vaksinat: Asnjë rast vdekje në vend nga vaksinat

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore deklaroi të premten se nuk ka asnjë rast vdekje në vend nga përdorimi i vaksinës.

Ata shprehen se vdekja e 2 personave pasi janë vaksinuar nuk ka ardhur si pasojë e aplikimit të vaksinës.

“Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.”, shprehet në njoftim për mediat.

Ky reagim i komitet vjen pasi disa media raportuan dy raste te vdekjeve të personave të vaksinuar kundër COVID19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>