Komiteti i Helsinkit: Qytetarëve ju është mohuar ndihma juridike falas, shkak mungesa e zbatimit të ligjit

Nga Exit News
Komiteti i Helsinkit: Qytetarëve ju është mohuar ndihma juridike falas, shkak mungesa e zbatimit të ligjit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) gjeti një sërë problematikash në lidhje me ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët.

KShH ka evidentuar se “ vonesat në zbatimin e legjislacionit, nxjerrjes së akteve nënligjore, ngritjes së strukturave përgjegjëse për menaxhimin dhe administrimin e skemës së ndihmës juridike falas, kanë ndikuar në aksesin e munguar apo të vonuar të qytetarëve në organet e drejtësisë si dhe kanë krijuar vështirësi për organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime ligjore falas për qytetarët, një pjesë e të cilave e kanë realizuar këtë shërbim mbi baza vullnetare dhe pa mbështetje financiare.”

Në një raport të publikuar së fundmi, KShH ka nxjerrë në pah problematikat e mëposhtëme:

–Eshtë ngritur jashtë afatit ligjor Drejtoria për Ndihmën Juridike (DNJ), duke krijuar vështirësi në ofrimin e ndihmës juridike drejt qytetarëve. Ligjipërcakton se DNJ duhet të ishte ngritur 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit ndërkohë ajo është ngritur 10 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

–Vonesat në emërimin e drejtorit të DNJ ka pamundësuar ofrimin e ndihmës juridike drejt atyre që kanë nevojë për të, si dhe ka vështirësuar punën e organizatave që e ofrojnë atë.

– Natyra tepër burokratike e dokumentacionit të kërkuar për OJF-të që duan të aplikojnë për të qenë pjesë e ofruesve të shërbimeve të ndihmës juridike ka vështirësuar së tepërmi punën e tyre.

– Ende nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Klinikave të Ligjit të ngritura pranë universiteteve publike ose private.

Ndihma juridike falas është shërbimi në lidhje me hartimin e akteve ligjore apo këshillimin ligjor drejt qytetarëve në nevojë ekonomike apo në kushte të veçanta.

Për të lexuar raportn e plotë klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>