Komiteti Teknik zgjat me dy javë masat antiCovid

Nga Exit News
Komiteti Teknik zgjat me dy javë masat antiCovid

Komiteti Teknik i Ekspertëve, gjatë mbledhjes të së mërkurës, njoftoi zgjatje të masave aktuale kundër koronavirusit me dy javë të tjera.

Aktalisht në vend zbatohet ora policore për orarin 23.00 të mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit.

Përsa i përket aktiviteteve, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë, ndërkohë që në qendrat tregëtare kërkohet mbajtja e detyruar e maskës.

Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve.

Po njësoj, mbeten në fuqi masat në hyrjet në vend, ku kërkohet provë imunizimi, qoftë test serologjik, test negativ për infektimin me Covid-19 apo çertifikatë vaksinimi.

Kreu i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se ka një ulje të infektimeve me COVID-19 në vend dhe se, vitin e fundit, ishte përmirësuar shërbimi në shtëpi ndaj pacientëve. Ai shtoi se situata ishte nën kontroll.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>