
Komiteti Teknik njoftoi sot (2 dhjetor) në një dalje për median se masat kufizuese, të cilat përfshinin ndalimin e qarkullimit nga 22:00 deri në 06:00 do të vijojnë pa afat.
Gjithashtu do të vijojë mbyllja e restoranteve dhe bareve gjatë kësaj fashe orari. Gjithashtu do të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 veta në baret dhe në restorante.
Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgimit në shtëpi apo rastet e emergjencës. Qytetarët mund te aplikojnë tek e-Albania, nëse do tju duhet të dalin.
Ndërkohë shkollat do të vazhdojnë të kenë mësim të alternuar.