Vazhdon ndalimi i qarkullimit nga ora 22:00 deri 06:00

Nga Exit News
Vazhdon ndalimi i qarkullimit nga ora 22:00 deri 06:00

Komiteti Teknik njoftoi sot (2 dhjetor) në një dalje për median se masat kufizuese, të cilat përfshinin ndalimin e qarkullimit nga  22:00 deri në 06:00 do të vijojnë pa afat.

Gjithashtu do të vijojë mbyllja e restoranteve dhe bareve gjatë kësaj fashe orari. Gjithashtu do të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 veta në baret dhe në restorante.

Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgimit në shtëpi apo rastet e emergjencës. Qytetarët mund te aplikojnë tek e-Albania, nëse do tju duhet të dalin.

Ndërkohë shkollat do të vazhdojnë të kenë mësim të alternuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>