Kompania Apex merr monopolin e lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme

Nga Exit News
Kompania Apex merr monopolin e lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme

Kompania e lojrave të fatit Apex-al, e cila ka ndryshuar emrin në Adria Entartainment, ka marrë licensën për të hapur kazino elektronike në hotele me pesë yje, për 10 vjet.

Leja u miratua më 19 maj 2020, nga Ministria e Financave, Autoriteti Mbikqyrës i Lojrave të Fatit. Dokumenti i lejes u publikuan nga zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, më 9 qershor 2020.

Pas datës 28 qershor, kur skandon leje e të vetëm kaziono të licensuar në vend “Regency International Casino Tirana” e vendosur tek “Tajvani” në Parkun Rinia, Apex-al do të ketë monopolin e lojrave të fatit në vend.

Më 1 janar 2019, u mbyllën të gjitha bastet sportive dhe kazinot. Sipas vendimit të qeverisë tani lejohen vetëm kazinotë elektronike në resorte dhe hotele me pesë yje, të cilat do të licencohen para fillimit të punës.

Apex-al është në pronësi të Daljan Avdisë.

Dajlan Avdia është aktualisht një nga ndërtuesit e disa prej ndërtimeve kryesore në qendër të Tiranës, të projektuara nga arkitektët e preferuar të Kryeministrit Rama.

Në 2 shkurt 2018, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Rama miratoi lejen e ndërtimit për objektin Book Building, e cila ndodhet pas Bashkisë Tiranë. Kulla shumëkatëshe është projektuar nga studio e arkitekturës 51N4E.

Në nëntor 2017, të njëjtit person, Dajlan Avdia, por nën emrin e një kompanie tjetër, Invest Society, Kryeministri Rama i miratoi, dy leje të tjera për ndërtimin e kullave në zonën e ish-bllokut, godinës shumëfunksionale “Blloku” dhe “West Residence”. Dy kullat janë projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>