Kompania Dunwell Haberman ka fituar 12 milionë euro nga OST

Kompania Dunwell Haberman ka fituar 12 milionë euro nga OST

Kompania Dunwell Albania ka fituar një tender me vlerë 12 milionë euro nga Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST). Dokumentat e tenderit u publikuan nga media SYRI.net. Kompania Dunwell Albania është dega shqiptare e  kompanisë offshore, Dunwell Haberman, të regjistruar në Delaware.

Tenderi me objekt  ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti, u zhvillua më nentor 2018. Sipas dokumenteve të siguruar nga Agjencia e Prokurimeve Publike Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit.

Kompanitë ‘DH Albania’  u bë e njohur pasi u shpall fituese e tenderit me vlerë 18 milionë euro për ndërtimin e segmentit Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja, pjesë e Unazës së Re. Emisioni Të Paekspozuarit bëri publik dokumentin se DH Albania që ka fituar tenderin për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Re, ka falsifikuar dokumentet e tenderi , tashmë të pezulluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ndërsa informacioni se kompania DH Albania është regjistruar në një parajsë fiskale, në shtetin Delaware të SHBA-ve, me përfaqësuese ligjore Nesha Lynn Kumar, shtetase dhe banore e Ishujt Sejshell dhe kishte të gjithë gjasat të ishte një kompani rafti—kompani pa aktivitet, e krijuar për t’u shitur në letër, është bërë publik që më 11 nëntor.

 

Lajme te ngjashme