Kompania konçesionare e markimit të karburanteve GFI ndërpreu sot aktivitetin, duke bllokuar kështu futjen e naftës në treg.
Sipas ligjit, dalja e naftës nga dogana bëhet vetëm pasi paraqitet fatura e markimit.
Shoqata e Hidrokarbureve bëri me dije se tregu sot është furnizuar nga rezervat e naftës, por nëse nuk vazhdon markimi si zakonisht, mund të ketë mungesa në treg.